Kulturë

20 vjet pa u takuar. Shoqja e jetës së Parashqevisë: Çfarë do t’i thosha sot!

Rita Ndoci erdhi sonte në Dritare TV në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, për të folur për Parashqevi Simakun. Ajo ndau me publikun copëza të jetës së Parashqevisë, që nga festivalet për fëmijë ku të dyja merrnin pjesë, te shfaqjet qytet me qytet, deri te festivalet e mëdha, ku Parashqevia u bë artistja e madhe duke rrëmbyer zemrat e gjithë shqiptarëve. Dhe në fund një mesazh për t’u ringritur dhe për t’u përgallur me vështirësitë e jetës, me forcën që gjen thellë në shpirt çdo njeri për të ecur përpara.

Parashqevia ka vendosur vetë që ta presë të birin në atë stacion treni, mbase deri sa t’i dalë shpirti. Por këtë që po ndodh, unë e vuaj bashkë me të. Asaj iu cenua komplet privatësia. Pse këndoi ajo aty fshehur? Mund të ketë pasur edhe njerëz që e kanë vënë re dhe kanë kaluar. Ajo mënyrë e të bërit nder, për mua është më poshtëruese. Për mua Parashqevia është e vrarë dy herë. Shoqëria shqiptare m’u duk si fletërrufe e ’74-ës që lexonim ne kundër artistëve, figurave të shkolluara.

20 vjet pa u takuar. Shoqja e jetës së Parashqevisë:

Nëse do më jepet mundësia tani, do bëja një telefonatë mes kolegesh me Parashqevinë. Do t’i thosha: “Parashqevi, ti i ke arritur të gjitha qëllimet e tua! Por ndoshta ka ardhur që për gjërat që nuk i arrin, ta kalosh situatën, të forcosh veten, shpirtërisht, psikologjikisht për ta përballuar edhe atë dështim. Kjo është forca njerëzore. Nuk ka rëndësi si biem, rëndësi ka si ngrihemi. Ti duhet të ngrihesh, e t’ia dalësh për veten, por edhe për djalin.” Me këtë mesazh e mbyll bisedën mikja e Parashqevisë, Rita Ndoci.