Kronikë

21-vjeçari ngelës në disa provime kërcënon mësuesit dhe drejtoreshën e shkollës në Tiranë, arrestohet

21-vjeçari ngelës në disa provime kërcënon mësuesit dhe drejtoreshën e shkollës në Tiranë, arrestohet

 

Një nxënës 21-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, i akuzuar se kërcënonte dhe kanoste mësuesit e shkollës.

Luis Sheta ishte student i shkollës “Konstandin Kristoforidhi” në Tiranë. Sipas policisë, ai kërcënonte stafin pedagogjik pas dështimit dhe ngeljes në disa lëndë në shkollë.

Kallëzimi u bë nga drejtoresha e shkollës dhe psikologia, të cilat denoncuan rastin në Komisariat.

I riu është bërë i njohur në media pas shfaqjes së tij në disa emisione televizive, ku ka folur për jetën e tij të vështirë si jetim.