Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër këtë të enjte ndaj mënyrës se si media dhe politika kanë trajtuar çështjen e pasurive të Belinda Ballukut, duke ngritur pikëpyetje mbi standartet e raportimit.
Kikia i cili mbi shpatulla mban një karrierë të gjatë në gazetarinë shqiptare, ia ka “tërhequr veshin” kolegëve të vet, lidhur me mënyrën se si ata kanë trajtuar këtë çështje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai është ndalur kryesisht te pretendimi i përsëritur prej muajsh në media dhe konferenca të opozitës se Balluku zotëron “300 apartamente”.
Sipas Kikisë, kjo shifër është përhapur aq shpesh sa është kthyer në një “fakt”, ndonëse askush nuk ka paraqitur asnjë burim konkret apo dokument zyrtar që ta mbështesë.
“Askush, nga ata qe e publikuan apo bene analiza duke iu referuar kesaj shifre, nuk referoi ndonje burim. Opozita citonte median dhe media citonte opoziten. Pasurite e patundeshme gjenden vetem ne regjistrat e Kadastres, me emrin e vet apo te fshehur pa emrave te tjere. Dhe prokuroria i qenka drejtuar vetem tani ketoj institucioni(duke e marre te mireqene kete lajm)”, shkruan gazetari ndër të tjera.
Ky reagim ka ardhur pas raportimeve për nisjen apo zgjerimin e një hetimi pasuror nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku sipas informacioneve të fundit, janë kërkuar të dhëna nga institucionet si Kadastra, ILDKPI dhe bankat e nivelit të dytë.
Pikërisht ky zhvillim sipas gazetarit ngre dyshime mbi mënyrën se si është trajtuar më herët çështja e “300 apartamenteve”, në një kohë kur vetë organi i akuzës rezulton të ketë kërkuar vetëm tani informacion zyrtar mbi pasurinë dhe se as vetë Struktura e Posaçme nuk ka qenë në dijeni për ekzistencën apo jo të tyre.
Reagimi i gazetarit Mentor Kikia:
Sa apartamente ka Belinda Balluku?
Kesaj pyetjeje mund ti pergjigjet shumekush menjehere, tani: Ka 300! Sepse e ka lexuar e degjuar me shume se 300 here ne media e konferenca shtypi te opozites.
Sot degjova nje raportim te gazetares Klodiana Lala, mbi fillimin e nje hetimi pasuror, apo shtrirjen e hetimeve edhe mbi pasurine, per ministren e pezulluar Belinda Balluku.
“Burime pranë SPAK bënë me dije se është kërkuar informacion pranë institucioneve të ndryshme, si Kadastër, ILDKPI apo banka të nivelit të dytë…..”-tha gazetarja. Ndersa lexova kete fakt te ri nga hetimet, mu kujtua se ne e dinim me kohe se “Belinda Balluku ka 300 apartamente”.
Askush, nga ata qe e publikuan apo bene analiza duke iu referuar kesaj shifre, nuk referoi ndonje burim. Opozita citonte median dhe media citonte opoziten. Pasurite e patundeshme gjenden vetem ne regjistrat e Kadastres, me emrin e vet apo te fshehur pa emrave te tjere. Dhe prokuroria i qenka drejtuar vetem tani ketoj institucioni(duke e marre te mireqene kete lajm).
Dhe pas hetimit mund te dale se Balluku nuk ka 300 apartamente, por 1.300. Por mund te dale edhe se ajo ka 30, apo 3 apartamente. Nese del kjo e dyta, pra nuk do te jene 300, c’do bejme ne, do akuzojme Kadastren se ka fshehur apartamentet e Ballukut, “sepse ne e dinim me kohe qe ajo ka 300”?
Mos nxitoni te me akuzoni se po i qaj hallin zonjes Balluku, apo se po i “mbaj pishen” qeverise!
Jo jo, ketu po i qaj hallin medias dhe gazetarise, te ciles i kam kushtuar jeten prej vitit 1992. Te shkruash e flasesh per 300 apartamente si te jene 300 domate e speca si ato te Divjakes, eshte “kurajoze” nga ana profesionale.
Cili eshte burimi i informacionit?
Kaq eshte shqetesimi im, derisa mesova sot se prokuroria nuk e kishte kete informacion deri tani.
Sepse tani rezulton se per kete lajm nuk ka patur as “burime konfidenciale nga prokuroria”, pasi as prokuroria vete nuk e ditka, derisa tani i ka kerkuar informacion Kadastres.
Te tilla lajme mund ta demtojne 10 here Ballukun, por demtojne 100 here seriozitetin dhe besueshmerine e medias.