Sport

35 milionë euro, Milan “peshkon” sulmuesin e Chelsea

Pasi ka siguruar transferimin e Kyle Ëalker, Milan është vënë në lëvizje për të transferuar sulmues. Kuqezinjtë janë futur në garë serioze për të siguruar shërbimet e Joao Felix.

Sulmuesi portugez momentalisht aktivizohet me Chelsea nër Premier League, por nuk po merr minutat që dëshiron. Në këto kushte, “Djalli” është vënë në lëvizje për të transferuar Felix në “San Siro”.

Megjithatë, Milan nuk ka buxhetin e mjaftueshëm për ta blerë momentalisht. Kështu, kuqezinjtë kanë ofruar një huazim 18 mujor dhe në fund të këtij afati kohor të paguajnë 35 milionë euro për sulmuesin 25 vjeçar.

Pritet të shihet si do të shkojnë bisedimet mes dy klubeve, pasi marrëdhëniet janë mjaft të mira, shkak edhe për transferimet e mëhershme.