Sokol Cikaleshi nuk është më lojtar i Tractor. Sulmuesi ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën iraniane vetëm pas 4 muajsh qëndrim.
Kavajasi me skuadrën e Tractor në këtë sezon luajti në 11 ndeshje, ku ia doli të shënonte 4 gola dhe të dhuronte edhe 1 asist. Tashmë 34-vjeçari është një lojtar i lirë dhe në kërkim të një aventure të re.
Cikalleshi ka një karrierë mjaft të pasur, teksa në Shqipëri ka arritur të fitojë titullin me Skënderbeun, Kupën me Tiranën dhe Superkupën me Besën e Kavajës. Gjithashtu në Shqipëri ka luajtur edhe me Kukësin, teksa më pas karriera e tij ka qenë kryesisht në Turqi me disa skuadra turke.