Bayer Leverkusen ka arritur të mposht Dortmundin në një sfidë magjike plot me gola. Hero i skuadrës së Xhakës ishte Schick me 2 golëshin personal që i dha 3 pikët “Aspirinave”.
Çeku shënoi në minutat e 8-të dhe e 19-të, por i pari që hapi llogaritë në “Signal Iduna Park” ishte Tella që në minutin hapës të ndeshjes.
Anglezi i talentuar Gittens ngushtoi paksa shifrat në minutën e 12-të, ndërsa për “bletët” disi shpresëdhënës ishte goli i dytë i sulmuesit kryesor Guirassi. Afrikani nuk gabon asnjëherë nga 11 metërshat dhe këtë e faktoi dhe në Champions ndaj Barcelonës.
Sidoqoftë, “djemtë” e Xabi Alonsos dalin me 3 pikë nga një transfertë që gjithmonë i ka hapur punë. Kujtojmë në edicionin e kaluar, për pak sa ngeli pa u thyer rekordi i sezonit pa humbje, pasi Borussia ishte shumë pranë fiutores ndaj klubit të Xhakës.