“Foli Edi Rama gjatë, po ju të tjerët ç’bëtë aty?!”/ Blendi Klosi flet për asamblenë: Po përgatitemi për garën e 9 majit
Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, komentoi zhvillimet në Asamblenë e PS-së, që u mbajt të shtunën e kaluar. Z. Klosi nuk dha detaje për çfarë u diskutua, duke u shprehur se janë debate për punët e brendshme, që nuk mund të bëhen publike. Por ai garantoi se do të flitet për to nga nesër deri më 9 maj 2027.
Pjesë nga biseda
Rakipi: Në këtë asamble dëgjuam Ramën. Foli gjatë. Ju të tjerët çfarë bëtë? Folët gjë? Dhatë mendim? Ndatë ndonjë mendim me partinë? Ndonjë propozim, ndonjë gjë?
Klosi: Këto janë mbledhjet e rradhës së asamblesë. Zgjati 4-5 orë. U bë diskutim i gjatë për shumë çështje. Për garën elektorale. Propozova platoformë të re për mënyrën e zgjedhjes së këshilltarëve bashkiakë. Diskutuam një grup anëtarësh të asamblesë diskutuam problematika të ndryshme. Natyrisht një problematikë që mori vëmendje, ishte ajo e ngritur nga kryetari i bashkisë, për nevojën për t’u përgatitur për garën. Gara më e rëndësishme është ajo e Tiranës natyrisht.
Pra filloi debati në parti.
Rakipi: Folën shumë thua ti, po ne pse nuk i pamë?
Klosi: Bëmë debat për punët tona të brendshme, që nuk janë pjesë e nevojës për t’i dëgjuar publiku. Për publikun patëm fjalën e kryetarit të partisë. Do të kemi një tur në Shqipëri. Do të flasim për miratimin e buxhetit, duke filluar nga nesër. Pastaj deri në 9 maj do të flasin të gjithë, mos kini asnjë merak.
