Politikë

Zyrtarizohet përjashtimi nga partia? Spiropali mungon në mbledhjen e grupit socialist dhe në Kuvend

Përjashtimi i Elisa Spiropalit nga partia duket se është zyrtarizuar ditën e sotme, pasi deputetja nuk është paraqitur në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, as në seancën plenare në Kuvend.

Pak para nisjes së seancës plenare, Rama mblodhi grupin socialist, ndërsa mësohet se Spiropali nuk ka qënë e pranishme, po ashtu edhe në seancën plenare nuk është paraqitur.

Mungesa e saj vjen pas zhvillimeve të fundit brenda Partisë Socialiste, ku është raportuar për një përplasje me kryeministrin Edi Rama dhe vendimin për largimin e saj nga çdo funksion drejtues në parti.

Vetë Spiropali, deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me mungesën dhe zhvillimet e fundit brenda kampit socialist.