EMRAT/ Abuzuan sek*ualisht me 13-vjeçaren, prapa hekurave 46-vjeçari në Tiranë dhe 49-vjeçari nga Fieri! Vijojnë hetimet për abuzuesit e tjerë
Policia e Shtetit ka njoftuar pasditen e sotme se janë vënë në pranga dy shtetas në lidhjen me abuzimin seksual të zbuluar së fundmi me një të mitur me origjinë amerikano-shqiptare. Burime nga blutë bëjnë me dije se shërbimet e DVP Tiranë ndaluan shtetasin Adrian Qerimi, 46 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa shërbimet e DVP Fier ndaluan shtetasin Elton Vrenozi, 49 vjeç, banues në Fier.
Po ashtu bëhet me dije se Gjykata caktoi ndaj të dy shtetasve masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, pasi ndaj tyre rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 100 dhe 128/b të Kodit Penal.
Ndërkaq bëhet me dije se autoritetet vendase po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast që shokoi pasditen e sotme mbarë vendin.
Siç raportuam dhe pak më parë, dyshimet janë se në total janë shtatë ose më shumë persona të përfshirë në abuzimin seksual me 13-vjeçaren të cilët thuhet se e kishin paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me të.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para afro dy javësh, ndërsa e mitura aktualisht ndodhet në një qendër sociale institucionale në Tiranë në gjendje të rëndë psikologjike nën kujdesin e psikologëve, mjekëve, punonjësve social.
Ndërsa rasti po ndiqet nga policia e shtetit, prokuroria dhe ambasada amerikane.
Njoftimi I Policisë:
DVP Shkodër.
Ndalohen, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Fier, dy shtetas të dyshuar për trafikim të të miturve dhe abuzim seksual.
Pas kallëzimit të familjarëve se një 13-vjeçare ishte larguar nga banesa, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër nisën kërkimet për gjetjen e saj. Kërkimet u zhvilluan në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pas disa ditësh kërkimesh, e mitura u gjet në Tiranë.
Në kuadër të hetimeve për këtë rast, shërbimet e DVP Tiranë ndaluan shtetasin A. Q., 46 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa shërbimet e DVP Fier ndaluan shtetasin E. V., 49 vjeç, banues në Fier.
Gjykata caktoi ndaj të dy shtetasve masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 100 dhe 128/b të Kodit Penal.
Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.
