Aktualitet

A do ta pranojë PS vendimin e Kushtetueses për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë? Klodiana Lala tregon skenarin

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e presidentit për zgjedhjet në Tiranë.

Lala u shpreh se vendimi ishte i drejtë.

Pezulloj dekretin për zgjedhjet. Është vendim i drejtë dhe pritshëm, pasi do të minon kushtetutën. Ka pasur debate dhe dje. Diku rreth orës 17 mbaroi dje mbledhja dhe nuk pati vendim. Sot ka pasur sërish mbledhje dhe ishte vendim unanim. Ka kaluar në seancë plenare në 31 tetor kërkesë e Veliajt.”-tha Lala në News24.

E pyetur nëse PS do pranojë vendimin e Kushtetueses, Lala tha se ndoshta me forcën e kartonëve, Rama mund t’i zhvillojë zgjedhjet në Tiranë, por sipas saj kjo do ishte njollë e madhe,.

Gjykata ka pezulluar vetëm zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. Vendimet e gjyqësorit nuk diskutohen. Praktika ka treguar se PS-ja nuk i ka zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ndoshta me forcën e kartonëve, dhe PS-ja mund t’i zhvillojë zgjedhjet në Tiranë. Nëse vendimi nuk zbatohet, s’do të ishte vend normal. Do të ishte njollë e madhe për PS.”-tha Lala.