Aktualitet

A do të pranojë Lea Ypi të jetë kryeministre teknike?!

Ditët e fundit, në media është përfolur emri i shkrimtares së njohur Lea Ypi si një kandidate e mundshme për kryeministre e një qeverie teknike në Shqipëri.

Në një intervistë për emisionin “Dekalog”, në “DritareTV”, Ypi komentoi me ironi këtë ide, duke e përshkruar situatën si një lloj Big Brother-i politik. “Ky është Big Brother-i që vazhdon në politikë”, tha ajo.

Ypi tregon simpatitë e saj politike, qëndrimet ndaj aleancave historike dhe rolin e analizës intelektuale në vlerësimin e aktorëve politikë të sotëm, duke bërë dallimin mes historisë së largët dhe politikës aktive.

-Çfarë është kjo historia që do të bëhesh kryeministre e qeverisë teknike?

Lea Ypi: Çfarë është kjo? Kjo është Big Brother-i që vazhdon në politikë.

-Big Brother ë?

Lea Ypi: Po. Hyri tjetri, doli tjetri.

-S’të ka takuar njeri, s’ka thënë njeri…

Lea Ypi: Pse duhet të më takojnë?

-Po jo, për këtë, çfarë ishte ky që doli?

Lea Ypi: Po kush do të më takojë?

-Po ku e di unë, a të ka takuar njeri?

Lea Ypi: Po pse duhet, si si takohem? Pse kështu bëhen takimet që kryeministrat, ku jemi ne? Ne nuk jemi në monarki absolute që të takon edhe thotë ti je. Është demokraci. Si, si u bëkan këta kryeministrat me takime?

-Tani, aq demokraci e kulluar nuk jemi ë, dhe mos… Jemi në Shqipëri.

Lea Ypi: Tani nuk e di unë, jo. Se unë, domethënë, po mendohem për këtë, që si del kjo? Si mund të takohesh ti?

-I pari e ka shkruajtur një gazetar, Peka, që Lea Ypi do jetë kryeministre teknike. Tani…

Lea Ypi: Siç thonë, nuk e di, se unë nuk i njoh as emrat se po t’i kisha emrat e Big Brother do të jepja, si thonë, hyri Kiara, doli Flori, erdhi ky. Ashtu po na e bëjnë edhe kryeministrat. Kjo është Big Brother në Shqipëri, me emra.

-Ti s’ke asnjë kontakt, asnjë propozim, askush.

Lea Ypi: Big Brother-i që vazhdon në politikë.

-Jo e kuptoj, po nuk ke asnjë propozim nga askush?

Lea Ypi: Po si jepen propozimet? Si bëhen propozimet?

-Të ka takuar dikush, të thotë hajde?

Lea Ypi: Ne jemi në… Me sa e di unë, me sa e njoh Shqipërinë, në kushtetutë ne jemi demokraci parlamentare, multipartake, apo jo? Unë nuk kam qenë asnjë ditë në politikë në Shqipëri, në asnjë parti.

-Në përgjithësi.

Lea Ypi: Jo po, po po po përshkruaj kontekstin juridik shqiptar. Ne, unë nuk kam bërë asnjë ditë politikë në Shqipëri. Si si si, kush vjen? Si vjen? Si thotë, hajde bëhu ti?

-Okej. Ta shpjegoj, ta shpjegojmë, domethënë ti po më pyet mua.

Lea Ypi: Domethënë, më thu mua, hajde ti dhe do bëhesh ti kryeministër. Ku, ku është kjo? Kjo as në sulltanatin e Bruneit nuk… Okej. Nuk di domethënë.

Okej, okej, ti je në rregull. Ta them unë, dëgjosh. Në librin tim, ke se si u bë kryeministër Bashkim Fino. Ishte duke luajtur tavëll. E merr Namik Dokle, ju them e ka treguar vetë, se është, është bërë për rahmet i shkreti dhe nuk jeton. E merr Namik Dokle, Bashkim, si je? Mirë. Çfarë po bën? Po loz tavëll tha me ca shokë. Se i çoi tha, se të kërkojnë në telefon. Tha, mirë mirë tha, bëhu gati tha, merre një kostum tha, se do të bëhesh kryeministër. Ore Namik tha, jemi në ’97-ën tha, kohë gjete për t’u tallur i tha. Po të vjen helikopteri tha dhe do të marri. Nuk e besoi. Vazhdoi tavllën. Erdhi helikopteri në Gjirokastër, i thanë vishu shpejt i thanë dhe e morën, e çuan në Tiranë u bë kryeministër.

Ja kur të vijë helikopteri të më marri, do të… do ta marr vesh që po më marrin me helikopter.

Kë zgjedhe mes Edi Ramës dhe Sali Berishës?

 Për të gjallë nuk flas, sepse bilancet historike të kryeministrave nuk mund të vlerësohen ndërkohë që ata janë ende aktivë. Unë jam analiste, jo studiuese e politikës dhe kam një qasje intelektuale që sheh historinë nga larg dhe me distancë, jo si aktorët e përditshëm të politikës si Sali Berisha dhe Edi Rama, që janë akoma aktivë dhe vendimet e tyre vazhdojnë të merren. Kur të mbarojnë dhe të kenë mbyllur karrierën, ne do t’i studiojmë.