Opinion

A ka ndonjë ndryshim midis ‘Fiks Fare’ dhe abuzuesit të TikTok-ut?!

Nga Iva Grillo

Në ditët e fundit janë raportuar dy ngjarje, që në pamje të parë nuk kanë gjë të përbashkët: e para, më tragjikja dhe me pasoja të pakthyeshme është vetëvrasja e një gruaje të re, e cila shantazhohej dhe bullizohej në rrjet për shkak të qarkullimit të disa fotove të marra në momente intime, një cenim e shpërdorim i besimit të një gruaje dhe nëne të re nga njerëz të papërgjegjshëm, që çoi në aktin tragjik të vetëflijimit.

E dyta eshte historia e gruas se re e cila u be e njohur pothuajse nje vit me pare per shkak te rrjedhjes ne rrjet te videos se bere ne zyren e ish-kryetarit te Bashkise Kukes, ne momente intime.

Dite me pare, gruaja ne fjale u denua nga gjykata per prostitucion dhe me pas ajo dha nje interviste ne te cilen insiston, duke dhene dhe fakte, se ka qene e instruktuar, kontraktuar dhe paguar nga emisioni investigativ “Fiks Fare” per te bere ate qe beri ne zyren e shtetit me ofiqarin e shtetit.

Tani, duke lene menjane vendimet personale qe merr nje grua ne momente te caktuara te jetes se vet, te cilat mund ti gjykojme si te papjekura, imorale apo si te duam ne…a nuk eshte e çuditshme qe ne kete shoqerine shqiptare denimin dhe gjithe gjykimin e mban ne kurriz kryesisht gruaja…duke mbajtur peshen e veprimeve te veta por edhe peshen e veprimeve te paloburrave qe fshihen pas tyre?

Çfare morali ka psh emisioni “Fiks Fare” i Top Channel, i cili nuk ka bere asnje pergenjeshtrim te asaj se çfare ka deklaruar zonja apo larg qofte…ti dale per zot punonjeses se vet?!

Se nese nuk ka pergenjeshtrim te deklaratave te saj nga televizioni ne fjale dhe zonja eshte akuzuar per prostitucion, i bie qe ky television te jete nje tutor…dhe asgje me shume.

Shantazhi eshte kthyer ne norme ne shoqerine shqiptare.

Paloburri i Tik-Tok eshte vetem abuzuesi i radhes, nje abuzues ordiner dhe mesa duket fare i papergjegjshem per demin e tragjedine qe ka shkaktuar.

Problemi eshte qe perdorimi i grave nga burra me pushtet dhe me pas lenia e tyre ne meshire te fatit duke mbajtur mbi supe peshen e gjithe zinxhirit abuziv, tregon se abuzimi dhe shantazhi jane kthyer ne norme dhe imoralet e vertete jane ata qe perdorin grate per te permbushur nepset e tyre per intriga politike apo edhe fame neper rrjete sociale.

E ne kete pike nuk mund te leme pa permendur edhe drejtesine “fringo” e cila duket se eshte gati te merret me çdo garniture e pothuajse asnjehere me thelbin, duke e zhytur me tej shoqerine ne padrejtesi e deshperim.

Imoralet e abuzuesit e medhenj vazhdojne te sillen rrotull shesheve dhe ekraneve.