Aktualitet

Adriatik Doçi publikon foton: Familja Berisha me 40 shtëpi, ish-kryeministri hyri në politikë me pantallona doku dhe model flokësh ballaboks

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi me përmasat e apartamenteve të dyshuara të disponuara nga Berisha, Doçi shkruan se ish-kryeministri zotëron plotë 40 të tilla.

Teksa e cilësoi Berishën si një nga politikanët më të pasur në Ballkan, Doçi ka shkruar se ish-kryeministri është një model që ka hyrë në politikë me pantallona doku dhe model flokësh ballaboks dhe ka përdorur shtetin si levë për thyerje vilash.

“Foto lajm / 40 shtëpitë e Familjes Berisha. Hynë në politikë me nga një apartament parafabrikat, me pantallona doku dhe model flokësh ballaboks. Sot janë ndër politikanët më të pasur në Ballkan duke zhvatur pasuritë publike dhe përdorur shtetin si levë të kthyer për thyerje vilash”, ka shkruar Doçi në postimin e tij në Facebook.