Sport

Adriatik Riza Dosti: Elton Koça, durrsaku që më pëlqente ta quaja Mario Kempesi shqiptar

Adriatik Riza Dosti: Elton Koça, durrsaku që më pëlqente ta quaja Mario Kempesi shqiptar

Shtatlarte, elegant, driblues, godites porte me kembe e me koke…lojtar i paster e korrekt ne fushe , i disiplinuar taktikisht, i qendrueshem fizikisht…goleshenues model…fitues trofesh…kampion i Shqiperise por edhe fitues  i kupes se saj…ne fushe per kupat europiane perballe te medhenjve Stojckov, Zola, D.Baxhio etj…

Sidomos ishte ajo kohe kur Toni i la floket e gjata..

e kur stili i lojes se  tij dhe menyra e te vrapuarit ne fushe mua me sillte saktesisht para syve te mij te famshmin sulmues argjentinas Mario Kempesin…

I thjeshte  si pak kush edhe pse eshte  vertet dikushi ne historine e futbollit shqiptar…me mbeti ne mendje pergjigja e tij kur i thashe se kisha ndermend te shkruaja dicka per te…po jo o Tik me tha.. shkruaj per te tjeret e jo per mua pasi ka te tjere para meje qe vertete e meritojne qe te shkruhet dicka per ta se i kemi lene pa drejtesisht  ne harrese…

Futbollin e nisi ne Durres fale pasionit qe ka cdo femije per kete sport magjik.

Me pas do te jete kembengulja e te atit te tij aktorit te njohur te Estrades se Durresit e mikut tim te mire e te hershem Roland Koces qe i biri ti hynte perfundimisht botes magjike te futbollit .

I ditelindjes 5 Maj  1973…dhe vetem 11 vjec bie ne duart e ustait te futbollit durrsak Filip Xhai…

Me pas shkalle pas shkalle  ….vjen shkolla e Mjeshterise sportive  nga 1987- 91 me shoke klase Tur Maxhunin, A.Palin, A.Mehmetin etj…e nen urdherat e trajnereve te mirenjohur A.Verria e A.Agovi.

Dhe ne kombetaren e 18 vjecareve ne 1990 …nen kampion Ballkani …ku i shenon 2 gola Greqise …ku me pare kishim mundur Bullgarine 1- 0 e ne finale na mund Jugosllavia 1- 0…e ku luan ne krah te Tares, Bushit, Fortuzit, Bahollit , Grimes etj…

Ne ekipin e pare te Teutes se sapo ideuar per trofe prej B.Kokes e E.Mihos…Ton Koca do te vije ne 91e do te luaje per bregdetaret deri ne 97…ku ne mbi 150 ndeshje kampionat e kupe shenon mbi 50 gola…fiton titullin kampion i Shqiperise ne 94 si dhe kupen e Shqiperise ne 95….shto ketu edhe ca ndeshje me Lushnjen e gjithashtu edhe ca gola te tjere per myzeqaret.

E pa harruar ajo Teute e fillim viteve 90…me Ard Abazin, Kapllanin,  Vilen, Qendron, Dashin, Alliun, Dobi, Begeja, Koca, Xhai,  Mehmeti, Fraholli, A.Zalla, Furxhi etj etj …i pa harruar rivaliteti i saj me Tiranen.

Jane gjate kesaj periudhe  disa ndeshje te shkelqyera te Ton Koces me U- 21 e Shqiperise si dhe 2 paraqitje dinjitoze te tijat me Kombetaren kuq e zi ne miqesoret kunder Bosnjes.

Plot 13 vjet kariere …1991- 97 ne Shqiperi dhe 97- 2004 ne Greqi…ku shkelqen tek Kalithea e Livadhja..e ku ruan kujtime te vecanta per trajnerin e tij te fundit N.Kourbanas.

Mbrojtesi qe e bezdiste me shume gjate ndeshjes Kocen ishte sipas tij Selimi i Dinamos …ndersa futbollisti me i mire shqiptar i kohes kur ai luajti futboll ne Shqiperi po sipas tij mbetet Indrit Fortuzi.

Idhulli i Ton Koces ishte e ka mbetur forever…Xhi Ballgjini mesfushori sulmues i Teutes, Partizanit e i Kombetares se Shqiperise per vite me radhe.

…Ne vitet qe luajta une dy ishin skuadrat qe luftonin per cdo trofe e cdo vit …kujton Koca…Tirona e Teuta…duke shtuar se ende me del ne enderr ai titull i humbur prej nesh ne ndeshjen e fundit te kampionatit ku ne humbasim krejt pa pritmas ne Tirane ndaj Partizanit 1- 0 dhe Tirana fiton ne castet e fundit te ndeshjes se saj po te fundit  qe vlente sa nje Trofe.

E pyes Tonin se cili ka qene goli i tij me i bukur ne karieren e tij…ai kunder Vllaznise ne Durres ne 94 ku ne fituam e u shpallem kampione kujton ai…dhe mallkon shtyllat qe i kane mohuar gola klasi ne dy finale kunder Tiranes..

Te vecante e kujton ndeshjen me Parmen…te pa harruara ndeshjet kunder Tiranes…e vecante ndeshja e Titullit kampion kunder Vllaznise .

Prej disa vitesh….saktesisht qe prej 2005…jeton larg Shqiperise e Durresit te tij te dashur.

Elton Koca futbollisti e djali i mrekullueshem qe une e desha dhe vazhdoi ta dua njejte si ne ato vite te arta sportive te tijat…jeton ne Toronto te Kanadase …ku merret me Restorant – biznes edhe pse shpejt pritet ti rikthehet serisht futbollit por kete radhe si trajner ku sapo ka marre edhe Licensen e duhur.

Se bashku me bashkeshorten e tij Valbonen kane bere e bejne me te miren e mundeshme per vajzat e tyre Xhenifer ( e dipllomuar tashme ne kolegj ) dhe Megan qe synon te ndjeke gjurmet e se motres.

Lidhjet me Durresin e Shqiperine e pyes jo pa qellim….ehhh mer Tik …dihet ajo histori …sa me larg aq me shume mall…psheretin ai.

Atje linda e u rrita…atje u bera dikushi…atje ju fala tifozeve te futbollit shqiptar  e  vecmas atyre dursake  gezim e kenaqesi…dhe faleminderit qe me deshen, me respektuan , me vleresuan e  me duartrokiten.

Lidhja ime e forte me Shqiperine vjen edhe prej prinderve te mij te mrekullueshem te cileve ju jam borxhli sa te jem gjalle…respektit per njerezit e mij te afert e familjareve te mij…shokeve e miqve te mij te shumte…e sigurisht edhe prej Durresit …qytetit qe s’ do e nderroja dot me kerkend tjeter ne bote.