Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier-Patos, autobusi përplaset me “Fordin”; plagoset një person!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Patos, në vendin e njohur si “Kthesa e Portëzës”. Një automjet tip “Ford” është përplasur me autobusin e linjës Roskovec-Fier, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të makinës.

Sipas informacioneve paraprake, shoferi i automjetit është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e përplasjes.