Kronikë

Aksident i rëndë në Fier/ Motori del nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari

Aksident i rëndë në Fier/ Motori del nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Libofshë në fshatin Agim.

Mësohet se një 35-vjeçar ka dalë nga rruga teksa ka qenë duke udhëtuar me motori dhe për pasojë është plagosur rëndë.

Raportohet se ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit,  por nuk ka mundur dot shpëtojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.

“Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.