Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Sipas burimeve të korrespondentes Brixhilda Deda, dyshohet se një mjet tip Volswagen ka humbur kontrollin duke rënë në një kanal në anë të rrugës.
2 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.