Sipas informacioneve paraprake, një person ende i paidentifikuar ka humbur jetën teksa udhëtonte me një motoçikletë.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur në krahun e kundërt të rrugës kur është goditur nga një trajler që lëvizte në drejtim të Lezhës, duke shkaktuar këtë aksident fatal.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, kamioni me drejtues shtetasin B. D., 35 vjeç, është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin L. B., rreth 59 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën.
Shtetasi B. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.