Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të diele, në Burrel.
Një automjet ka rënë nga ura e Ulzës, teksa ishte duke udhëtuar, dhe për pasojë ka përfunduar pranë lumit dhe shkëmbinjve.
Sipas informacionit paraprak, nuk raportohet për viktima.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë dhe një manovër e gabuar nga ana e shoferit.