Kronikë

Aksident pranë Shkallës së Tujanit, makina përfundon në kanal, një person i plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit pak kilometra larg kryeqytetit.

Një automjet i cili po lëvizte drejt Tiranës doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Nuk dihet ende numri i personave që ndodheshin në automjet, ndërsa i plagosur ka mbetur shoferi i cili është transportuar në spital.

Në vendin e ngjarje ka mbërritur policia e cila pritet të jap më shumë informacion rreth shkaqeve të aksidentit.