Politikë

Aksidenti tragjik i mori jetën 8 vjeçarit në Peqin, Salianji reagon nga burgu: Jeta në këtë vend është zhvlerësuar

Ish-deputeti Ervin Salianji ka ndarë shqetësimin e tij lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Pajovë.

Në një reagim nga kabina telefonike e burgit të Fierit, Salianji i ka shprehur ngushëllime familjes së të miturit dhe ka mbështetur publikisht protestën e tyre. Sipas ish-deputetit, jeta në këtë vend është zhvlerësuar në të gjithë territorin e tij dhe dhjetra shqiptarë po humbin jetën në aksidente tragjike apo nga plumba që vërshojnë rrugëve nga përplasjet e krimit.

Salianji kërkon reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit për vendosjen e tabelave, mbikalimeve dhe të gjithë infrastrukturës së nevojshme për të dhënë garanci për sigurinë e jetës së këtyre banorëve.