Publikohen fotot e 4 efektivëve të policisë, për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste nga GJKKO me kërkesë të SPAK.
Prokuroria e Posaçme ka nisur një operacion në disa qytete të vendit dhe janë dhënë masa sigurie për 4 efektivë të dyshuar për lidhje me krimin.
Në pranga janë shefat e krimeve të Himarës, Shkëlzen Ruska, dhe ai i Lushnjës Ervis Alisinanaj. Ky i fundit shkarkua në vitin 2022 nga Drejtori i Policisë së Shtetit të asaj kohe Gledis Nano, pas ngjarjes tragjike, ku polici Arjan Tase përplasi për vdekje një 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe ish-efektivi i policisë Erdit Hazizaj që është larguar po në 2022 nga policia. Ai kandidoi për Bashkinë e Roskovecit.
Ndërsa është shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi.