Aktualitet

Aktivisti kërcënon gazetarin Piro Nase, reagon Shoqata e Gazetarëve Europianë

Kërcënohet gazetari Piro Nase. Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër, ndërsa lidhur me këtë ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve Europianë dega Shqipëri.

Në deklaratën e kësaj shoqate thuhet se dënon me forcë aktin e rëndë të kërcënimit ndaj gazetarit Piro Nase nga ana e aktivistit Jeton Muxhaj në Gjirokastër, një ngjarje që përbën një sulm të hapur ndaj fjalës së lirë dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.

Gazetari Nase, i njohur për  integritetin e tij në raportim, është përballur me një kërcënim serioz gjatë ushtrimit të detyrës së tij, një akt i papranueshëm në një shoqëri demokratike. Kërcënimi ndaj një gazetari është kërcënim ndaj gjithë komunitetit mediatik dhe lirisë së shprehjes në vend.

I bëjmë thirrje organeve kompetente të reagojnë menjëherë, të hetojnë me seriozitet këtë ngjarje dhe të vënë përpara drejtësisë autorin e kërcënimit. Mbrojtja e gazetarëve është detyrim institucional dhe themel i funksionimit të një shteti ligjor.

AEJ shpreh solidaritetin e saj të plotë me kolegun Piro Nase dhe rikujton se askush nuk duhet të ndjehet i rrezikuar për shkak të punës së tij si gazetar“, thuhet në deklaratë.