Kulturë

Aktorja, Tinka Kurti përfundon në shtëpi të moshuarish/ Mimoza Rexhvelaj: U ngritë në këmbë një Shqipëri e tërë për Parashqevinë dhe pse ajo jeton në USA

Por, mbrëmë shqiptarët kur panë ikonën Tinka Kurti, aktoren e madhe, që kishte përfundur në shtëpi të moshuarish , ulën kokën dhe heshtën, e lanën aty, nën pluhurin e harresës, ku po kalon pleqërinë…

Tinka Kurti i ka dhënë publikut shqiptarë të qeshura pafund, dashuri e respekt, mirënjohje e mirësi, por Shqipëria nuk i dha aq sa duhet për ta konsideruar të madhe, për ta trajtuar si të tillë.
Aktorja e madhe e shqiptarisë, mbrëm u shfaq në një mesazh televiziv për Laert Vasili, por ajo që na vrau të gjithëve ishte gjendja e saj dhe vendi ku jetonte, aspak i përshtatëshëm për një ikonë si Tinka Kurti.
Ajo që ma trazoi shpirtin ishte sesi ky shteti ynë, këto parti që ikin e vijnë, që shkruajnë histori suksesi mbi malet me borë, nuk paskanë pasur mundësi t’i gëdhëndin dy rreshta ligj që të trajtojnë me respekt, jo lëmoshë, me dinjitet njerëzit e mëdhenj që i kanë dhënë aq shumë kombit dhe shqiptarisë?!
Turp të kemi të gjithë sa jemi, dhe le ta hajmë turpin me bukë se jemi babzitur nga etja për pushtet personal dhe nuk vrejmë asgjë përtej hundës tonë… shoqëri mjerane, qeveri pushtash, lidership i verbër, politikë…