Kronikë

“Dhunohet dhe merret peng një i ri në Tiranë”/ Policia alarmohet nga telefonata dhe nis kërkimet. Çfarë ndodhi te ish-sheshi Shqiponja?

“Dhunohet dhe merret peng një i ri në Tiranë”/ Policia alarmohet nga telefonata dhe nis kërkimet. Çfarë ndodhi te ish-sheshi Shqiponja?

Policia në Tiranë ka nisur kërkimin për një automjet dhe disa të rinj të cilët dyshohet se kanë dhunuar brutalisht dhe kanë marrë peng një të ri.

Ngjarja ka ndodhur tek një kompleks pallatesh te ish -sheshi “Shqiponja”, Policia është vënë në lëvizje pas një telefonate të mbërritur në sallën operative

Tmerr në Tiranë, “10-15 djem dhunojnë të riun dhe e fusin me zor në makinë“

Një ngjarje tronditëse është raportuar mbrëmjen e sotme pranë zonës së ish-Doganës, mbrapa rezidencës Fole’, ku sipas një qytetari që ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania, një grup prej rreth 10 deri në 15 djemsh kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të riu dhe më pas e kanë futur me forcë në një automjet.

“Përshëndetje JOQ, doja të raportoja një rast të sapondodhur te ish-Dogana. Nga distanca nuk e kam filmuar mirë, por pashë 10-15 djem që po rrihnin një djalë dhe më pas e futën me zor në makinë,” shkruan denoncuesi, duke shprehur shqetësim për atë që mund të jetë një rast rrëmbimi i mirëorganizuar.

Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin në zonë, ndërkohë që ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia për rrethanat apo motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Kamera sigurie në zonë mund të jenë kyçe për zbardhjen e saj.

JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve të reagojnë menjëherë dhe të informojnë publikun për këtë incident që po ngjall frikë dhe pasiguri në kryeqytet.