Alba dhe Lim Hoti kanë kaluar natën bashkë në të njëjtin krevat, gjë që ka shkaktuar diskutime dhe dyshime mes banorëve të tjerë të “Ferma VIP”. Disa prej tyre kanë aluduar për një marrëdhënie intime mes tyre.
Pas kësaj nate, situata ka degraduar në një përplasje të fortë mes Big Mamës dhe Albës. Big Mama ka vendosur të ndajë krevatët që kishin bashkuar Alba dhe Limi, duke pretenduar se vepronte me kërkesë të Limit.
Big Mama i drejtohet Albës:
“Urdhrin e kam prej Limit me i nda krevatët. Të ka bërë budallaqe. Të ka shfrytëzuar për një natë!”
Alba reagoi me ironi:
“Edhe ju kënaqeni me këto gjëra?”
Big Mama, e acaruar, vijon:
“Po, kënaqemi kur shohim debile si ti, njerëz të pamoralshëm. Ju jeni gati edhe pornografi me xhiru, vetëm për pak vëmendje!”
Alba mundohet të mbrojë veten:
“E pamoralshme është të ndjesh emocion? Çfarë po flet, Big Mama? Fjala ‘pornografi’ është shumë e rëndë.”
Big Mama përmbyll me tone të larta:
“E ka parë e gjithë Shqipëria çfarë ke bërë mbrëmë. Edhe klithmat t’i kanë dëgjuar të gjithë!”