Qeveria e Kosovës ka dhënë nga 1.108.529 euro për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që merren në mënyrë aktive me bujqësi.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar dje një mbledhje elektronike, në të cilën ka: ndarë 1,108,529 Euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive merren me bujqësi sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSh-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Më 10 dhjetor, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pati akuzuar Serbinë se po pengon donacionin e Qeverisë së Kosovës për bujqit shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.