Sport

Ançeloti: Ndihet pak lodhje, do jemi gati për finalen

Reali i Madridit është finalisti i dytë i Superkupës së Spanjës, ku në finale do të gjejë Barcelonën. Finalja e dytë mes Realit dhe Barcelonës në Superkupën e Spanjës që do të luhet në Arabinë Saudite.

Ançeloti i cili ka fituar gjithçka me Realin do të kërkojë një tjetër trofe të dielën. Trajneri i Madridi ka folur pas takimit, duke komentuar ndeshjen, sherrin në fushë, por dhe finalen e madhe ndaj Barçës.

SHERRI – “Mendoj se ishte e panevojshme, sepse ndeshja kishte mbaruar. Ata bënë diçka që nuk ishte e nevojshme, një luftë e këtij lloji. Ata ishin pak të nxehur me humbjen, u përpoqa të qetësoja pak Mafeon dhe kaq”.

NDESHJA – “E nisëm mirë, por nuk shënuam. Loja ishte e ekuilibruar deri në minutën e 90- të kur shënuam golin e dytë. Na u desh të djersinim, sepse ata u mbrojtën shumë mirë deri në fund”.

LODHJA DHE FINALJA – “Është shumë vapë, ka mundësi që kjo të ketë ndikuar tek ekipet që ishin të lodhura. Por tani duhet të rikuperojmë forcat dhe të përgatitemi për finalen. Do të jetë një ndeshje e madhe dhe ne do të jemi gati. E kam thënë se Superkupa është shumë e rëndësishme për ne”.