Sport

Ançeloti trazon ujërat në Madrid, merr vendimin drastik pas 3 vitesh e gjysmë te Reali

Ançeloti trazon ujërat në Madrid, merr vendimin drastik pas 3 vitesh e gjysmë te Reali

Karlo Ançeloti ka vendosur të largohet nga Reali në fundin e sezonit. Ky vendim tregohet përfundimtar në Spanjë.

Dhe pse Ançeloti e ka kontratën të vlefshme deri në verën e vitit 2026, gjithçka do të mbyllet më parë. Kujtojmë se 65-vjeçari u kthye te madrilenët në verën e vitit 2021.

Prej atëherë i fitoi të gjitha. Ky sezon ndërkohë nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe pse kryesojnë kampionatin në Spanjë.

Tifozët kanë shprehur pakënaqësitë, sidomos pas dy humbjeve ndaj Barcelonës. Dhe në Champions mungon shkëlqimi, që të gjithë janë mësuar të shohin.

Screenshot 2025-01-20 142921