Aktualitet

“Anila Bisha kërkon 1 mln euro për imazhin e Diellës”, Klodiana Lala zbulon detaje nga padia!

Aktorja Anila Bisha ka paditur AKSHIN dhe Këshillin e Ministrave, pasi pretendon se imazhi i saj për ministren virtuale Diella, është përdorur pa autorizim.

Duke folur për këtë rast, gazetarja Klodiana Lala deklaroi se Bisha kërkon dëmshpërblim në shumën një milion euro. Lala thekson se sipas pretendimeve të Bishës, kontrata është shkelur nga ana e AKSHI-t dhe Qeverisë.

“Zonja Bisha ka paditur kompaniën APEL, AKSHIN, Këshillin e Ministrave, u kërkon dëmshpërblim për dëmin nga dëmtimi i imazhit. Kërkon 1 milion euro. Kërkon të ndërpritet dëmi i shkaktuar, duke hequr videot, e me rradhë.

Ideja është këtu, zonja referon që kontrata, ka qenë për të përdorur imazhin për krijimin e avatarit të asistentit virtual të e-albania. Ajo ka konstatuar se janë riprodhuar dhe përdorur të dhëna, që ajo nuk ka dhënë asnjë aprovim. Përshembull thotë, kryeministri e ka shpallur Diellën si ministre shteti për inteligjencën artificiale, pretendon se janë përdorur zëri dhe figura pa marrë miratimin. Përmend kur zoti Rama e ka prezantuar në media, në samite ndërkombëtare, etj. Ajo pretendon se nuk ka dhënë asnjë autorizim. Unë i jap të drejtë, nëse kjo ka ndodhur pa miratimin e saj, por si do ta provojë Anila Bisha se pas Diellës është kjo?”, tha Lala për emisionin “Të Paekspozuarit”.