Aktori i njohur Arben Derhemi ka reaguar ashpër pas denoncimit të shpërdorimit të fondeve të Teatrit Kombëtar, i bërë nga emisioni investigues “Piranjat” i cili transmetohet në SYRI TV.
Në një postim në Facebook, ai ka kritikuar mënyrën se si fondet publike janë përdorur në mënyrë të dyshimtë dhe ka theksuar se Ministria e Kulturës ka investuar për mbështetje të teatrit, por paratë janë zhdukur për interesa të ngushta.
Ai i ka kërkuar drejtorit të Teatrit, Altin Bashës që të marri përgjegjësinë dhe t’i kthejnë fondet, pasi ato janë të Teatrit dhe jo të individëve. Aktori ka shprehur shqetësim për fiktivitetin e disa shërbimeve dhe personave që janë paguar pa dhënë asnjë kontribut.
“Reagim Publik i aktorëve të Teatrit Kombëtar. Këto ditë u bëmë deshmitarë të nje investigimi të emisionit “Piranja” për shpërdorimin e buxhetit të Teatrit Kombëtar. Pamë me zë dhe figurë sesi fondet publike zhduken. Sesi Ministria së Kulturës investon me dëshirën për të mbështetur Teatrin, por fondet gllabërohen rrugës. Buxheti I Teatrit po ikën në drejtim të ditur tashmë, por ai drejtim nuk është Teatri. Janë ca fatura fake qepur ne xhepa personale!
Janë ca grimiere fantazëm… Janë ca ekspert të audio-vizuale fantazëm! Ne jemi aktorë të Teatrit, dëshmitarë të zhvillimeve dhe e pyesim publikisht dhe ligjërisht z. Basha, drejtor I Tearit. z.Basha cfare ka bere z.Saliasi në shfaqjen Vojçek?! Asgjë. Askush nuk e ka parë asnjë sekondë!. Merr guximin dhe kthe fondet disa milionëshe mbrapsht se janë të Teatrit.
Pyesim publikisht z. Basha?!
z. Basha çfarë ka bërë znj Shuta në shfaqjen Voiçek. ke grimuar ajo te shfaqja Voiçek? Asnjë. Nuk ka ardhur asnjë sekondë aty. Merr guximin dhe kthe fondet disa milionëshe mbrapsht se janë të Teatrit. LISTA është gjatë. Tashmë ajo është publike. Përgjegjësit të marrin përgjegjësinë e tyre! MBROJE TEATRIN SOT”