Sulmuesi i Everton, Beto është në radarët e klubit italian, Comos. Këta të fundit kërkojnë që të qëndrojnë në Serie A dhe për luftën për mbijetesë kërkojnë përforcime në repartin e sulmit.
Është pikërisht Beto, i shënjestruari i klubit italian. Sulmuesi nuk është i preferuar te Everton dhe në këto kushte nuk do ta refuzonte një kalim në itali, gjë që do të gëzonte edhe Armando Broja.
Ky i fundit do ta kishte më të lehtë të merrte minutazh te ekipi nga Liverpool, pasi me largimin e Betos, rival i tij do të ishte vetëm Calvert Lewin. Pritet të shihet si do të shkojnë bisedimet mes palëve.