Everton vazhdon serinë e ndeshjeve të vështira në kalendar. Blutë përballen me Manchester Cityn në orën 13:30 të enjten, pasi sfidat e Premier League luhen në ‘Boxing Day’.
Armando Broja është aty dhe dëshiron të nis nga e para, një gjë që nuk e pati mundësinë t’a bëjë ndaj ish-klubit të Londrës. Legjionari kërkon të trondisë skuadrën e Citizens dhe t’i jap humbjen e 10 në 13 takime Pep Guardiolës.
Tekniku anglez i Everton ka dhënë sinjale të mira. Sulmuesit e tjerë po vuajnë e nuk po gjejnë dot rrugën tek goli, kurse shqiptari ka shpërtyer me paraqitjet e tij për fanelën legjendare të klubit nga Liverpooli.
“Po bashkohemi. Duam lojtarët që dëshpërimisht kërkojnë të luajnë dhe kur nuk po shënon gola, duhet të jetë një shans i artë për një sulmues që të bëjë diferencën.
4 sulmues po konkurrojnë për një vend , ky është motivim i mirë”, u shpreh Sean Dyche.