Everton është hedhur në sulm pas dëmtimit të Brojës. Shqiptari është lënduar sërish dhe blutë nuk duan të harxhojnë kohë pas tij pasi është periudhë merkatoje dhe alternativa ka boll.
Tom Felloës është kandidati potencial për sulmin e bluve. Ai numëron 2 gola dhe 10 asiste në 26 ndeshje. Kujtojmë që futbollisti luan për West Brom. Klubi i sulmuesit kuqezi nuk është alternativa e vetme serioze për lojtarin.
Një tjetër ekip nga Premier League si Crystal Palace i është qepur nga pas Tomit, i cili preferohet shumë nga skuadra angleze e “yllit” Armando Broja.