Kronikë

“Aset për grupet kriminale”, Ervin Karamuço bën deklaratën e fortë: Altin Ndoci do përdoret për të kryer vr*sje!

Eksperti i Kriminalistikë, Ervin Karamuço tha se i arratisurit Altin Ndoci shihet si një “aset për grupet kriminale”.

Sipas tij do të vihet në shërbim nga grupet kriminale për të kryer vrasje të tjera.

“Mendoj që nuk do iki nga Shqipëria, mendoj që do vihet në shërbim nga grupe kriminale për të kryer vrasje të tjera më vjen keq ta them këtë”, u shpreh ai.

Karamuço po ashtu solli në vëmendje se ka patur edhe një rast tjetër potencial, që mund të kishte ndodhur në Shkodër.

Ai tha se ka pasur një situatë në burgun e Reçit, ku drejtuesi i grupit të shoqërimit ka refuzuar transportin e një të burgosuri me argumentin se nuk ka pasur masat e duhura të sigurisë.

Madje ai shtoi se ndaj tij është propozuar masë disiplinore.

“Përpara ca ditësh, e njëjta situata ka ndodhur në Burgun e Reçit në Shkodër, ku një personazh më i rrezikshëm se ky , ka dashur të shkojë në spital drejtuesi i grupit të shoqërimit  ka thënë: me kaq veta sa kam, nuk e shoqëroj.

I është propozuar masë disiplinore pse nuk e çon, dhe tani i është anuluar masa në Drejtori të Përgjithshme, sepse i kishin thënë do ti vendosim masë, se ky nuk zbaton urdhrin.

Ai thotë se nuk ka garanci ta çoj, sepse ikën pastaj, ka probleme në analizën e riskut që bën. Këtë më duket e kanë bërë në kokën e vet, pa lajmëruar këta lart dhe tani shiko çfarë bëhet.”, tha ai në “Real Story”.