Aktualitet

Atentati në Fier /Autori ishte konfliktuar më parë me djalin e të plagosurës

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin e sotëm në Fier në aksion Fier-Seman, ku mbeti e plagosur një grua.

23 – vjeçari i shpallur në kërkim së bashku me babanë e tij, pas atentatit të dështuar në vendin e quajtur “Mbikalimi i Ndërmënasit” në aksin Fier- Seman , ndaj Suzana dhe Hysen Merrnica, banues në Sulaj, mësohet se disa muaj më parë ka patur një konflikt me sende të forta me djalin e të dëmtuarës.

Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se sherri për motive banale, ka ndodhur brenda ambienteve të një lokali në Ndërmenas.

Fillimisht ka nisur me sharje e fyerje për të përfunduar në përdorimin e sendeve të forta.

Në dëshminë e tyre në polici disa muaj më parë, të rinjtë nuk kanë treguar shkakun e konfliktit, i cili vijon të mbetet i paqartë edhe pas ngjarjes së sotme.