Ekipet e emergjencës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet avioni i përmbysur dhe pasagjerët dalin të tmerruar.
Autoritetet thanë se 80 personat që ishin në avion janë evakuuar.
“Aeroplani i Delta Air Lines, i operuar nga Endeavor Air, u përplas gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos në Kanada rreth orës 14:15 me kohë lokale”, thuhet në deklaratë.
Aeroporti Pearson i Torontos ka thënë se është në dijeni për incidentin që ka përfshirë një avion të kompanisë Delta, të nisur prej Mineapolisit, dhe që ekipet e emergjencës janë të angazhuara në këtë rast.