Aktualitet

Babai kërkonte ndihmë për djalin e sëmurë, Bardh Spahia e ndihmon. Kirurgu pranon rastin e Aldos, vogëlushi niset për në Genova

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës dhe ish-deputeti i PD Bardh Spahia ka ndihmuar një vogëlush, që ai të shkojë në Genova, ku do i shtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Vogëlushi që ka nevojë për ndihmë quhet Aldo dhe sot është nisur drejt Genovës së Italisë, ku do i nënshtrohet edhe ndërhyrjes kirurgjikale.

Babai i Aldos, Hamdi Skeja, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar ish-deputetin demokrat Spahia, duke treguar një foto nga Genova. Ai shprehet se djali i tij Aldo ka qenë më herët në Genova dhe është shumë i lumtur që rikthehet sërish. Hamdi Skeja shpreson që pas ndërhyrjes kirurgjikale, djali i tij do të bëhet më mirë.

Postimi i babait të vogëlushit, Hamdi Skejës:

Pas përpjekjeve të shumta të Dr Bardh Spahia dhe fisnikes zonja Nausika Spahia (motra e Dr Bardhit), kirurgu e pranoi rastin e Aldos, dhe ka qënë dita më e lumtur e mbushur me emocione që shpërtheva në lotë. Më pas, shumë telefonata për një Vizë dhe më thonë Arifi dhe Ardi (shoku i ngushtë dhe kunati i vogël) ty nuk të duhet viza në ambasadë, të çojmë Ne me makinë, dhe u nisem dhe arritem. Këto ditë do pushojmë pasi nuk po mundja të qendroja më në Shqipëri. Sot është një ditë e bukur, plot diell, dhe lutem që ky diell të na shoqëroi këto ditë.

 

Rikthimin te Gaslini në Genova të Italisë, Aldo mbante mend çdo vend që kemi qënë në 2018-n dhe kjo fotografi u shkrep në një vendqendrim përballë Detit që dilnim atëherë!

https://gofund.me/986a7f41

Lexohemi në postimet e radhës.

Mirënjohje për të gjithë Ju!