Kronikë

Babai në Durrës dhe gruaja ishin divorcuar, plagosi vajzën e tij pasi ajo refuzoi të ribashkohej

Babai në Durrës dhe gruaja ishin divorcuar, plagosi vajzën e tij pasi ajo refuzoi të ribashkohej

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku Mikel Ndoj plagosi me thikë vajzën e tij, Xhesika Ndoj, 23 vjeçe. Sipas policisë, përveç vajzës, babai ka goditur edhe një kalimtar që u përpoq ta ndalonte, duke lënë të plagosur edhe atë. Të dy të plagosurit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se Mikel Ndoj jetonte në Itali dhe së fundmi kishte tentuar të ribashkohej me familjen. Dyshohet se vajza nuk ka pranuar të bashkohej me të atin dhe nuk e ka lejuar të hynte në banesë, duke çuar në një konflikt mes tyre.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugë, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e dhunës. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për rrethanat e sakta të incidentit dhe për të sqaruar motivet që çuan në plagosjen e të resë dhe të kalimtarit.