Politikë

Baçi dhe Blushi hipin sipër autobotit, hidhet ujë dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit

Policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit te sheshi Willson me qëllim shpërndarjen e tyre.

Pas debatit me policinë nga eksponentët e PD-së dhe Tedi Blushit policia vendosi të hedh fillimisht gazi lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Blushi dhe Luan Baçi hipën sipër autobotit, më pas u larguan nga gazi dhe policia filloi të hedhë ujë nga autoboti.

Protesta është më e tensionuar te Sheshi Uilson në Tiranë, ku ka bllokim rruge, konfrontime, hedhje të gazit lotsjellës dhe autobot uji.

Më aktivi dukej deputeti i PD, Bledjon Nallbati, i cili në një moment kërkoi që të çante kordonin për të përparuar më tej me protestuesit.

Teksa u rrethua nga efektivët, Nallbati është mbërthyer fort pas autobotit të ujit dhe më tej është konfrontuar fizikisht me ata.

Dhjetëra policë e rrethuan dhe e tërhoqën, teksa nuk munguan edhe përplasjet fizike dhe deri përdorimi i sprajit me piper.