Sport

Bajrami pas firmës së rinovimit: Dua të rritem te Benfica, gati për të dhënë maksimumin për këtë fanellë

Mbrojtësi shqiptar, Adrian Bajrami dhe Benfica vendosën që të zgjasin bashkëpunimin ndërmjet tyre, deri në vitin 2029. Pas nënshkrimit të kontratës së re, Bajrami, u shpreh i lumtur, në intervistën e dhënë për kanalin zyrtar të klubit portugez.

“Dua të rritem dhe të përmirësohem çdo ditë. Është një ditë shumë e lumtur për mua dhe familjen time. Jam krenar për këtë rinovim. Dua të falenderoj klubin, për besimin e tyre.

Në aspektin personal, dua të përmirësohem çdo ditë, të mësoj nga stafi teknik dhe nga lojtarët e tjerë. Dua të shpallem kampion dhe të fitoj çdo ndeshje me ekipin. Kujtimet më të bukura? Fitimi i Kupës Ndërkontinentale me Benfica U-20 dhe grumbullimi me ekipin e parë”, u shpreh Bajrami.