Si “Mektrin Motors” e Emiriana Sakos fitoi 1.5 miliardë lekë nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, me firmën e Arlinda Pogajt dhe bekimin e ministrit Blendi Gonxhe…
Qefliu Gonxhe, e ka marrë me vete si drejtore tenderësh, në çdo drejtori, ministri dhe në udhëtime brenda e jashtë Shqipërisë…
Kompania private “Mektrin Motors Sh.p.k.”, në pronësi të familjes së kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako, vazhdon të marrë miliona euro nga qeveria, nëpërmjet tenderëve të paracaktuar nga institucionet dhe entet shtetërore.
Dy ditë para Vitit të Ri, në Buletinin e Prokurimeve të datës 29 dhjetor 2025, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka publikuar zhvillimin e një tenderi me objekt: “Blerje autoambulancash me sisteme, pajisje dhe aparatura për shërbimin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, me vlerë kontrate 1 miliard e 542 milionë lekë me TVSH.

Këtë tender, kompanisë së “bejlereshës” së Durrësit, Emiriana Sako, ia dha Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, e njohur në qeveri dhe në PS si mikeshë e preferuar e ministrit Blendi Gonxhe.
Si drejtoreshë e autoritetit të tenderëve të Shqipërisë, Arlinda Pogaj është në vartësi të Ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, por ajo mori pjesë në Mbrëmjen Gala të fundvitit me balerina seksi, që Blendi Gonxhe organizoi me stafin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, ku shfaqi edhe “aftësitë” e saj në kërcim.
Në këtë mbrëmje, “balerina” Arlinda Pogaj ishte e ftuar personale e ministrit Blendi Gonxhe, i cili e ka marrë me vete si drejtoreshë tenderësh në Bashkinë e Tiranës, në Drejtorinë e Parqeve, në Drejtorinë e Transportit Rrugor, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe në çdo piknik, resort apo udhëtim brenda dhe jashtë Shqipërisë./Pamfleti
