Sport

Barazimi ndaj Lushnjës, trajneri Gjoka: Ndeshje që s’më kënaqi, ja çfarë nuk shkoi

Trajneri i Skënderbeut Ernest Gjoka foli pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Lushnjës. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, tekniku kryeqytetas i skuadrës korçare, këroi nga ekipi i tij më shumë përqendrrim në vazhdimësi, ndërsa thotë se dy pikët i humbën për shkak të mungesës së cinizmit para porte:  

“Në futboll nuk ka gjë të papranueshme. Unë mendoj se nuk reaguam ashtu siç duhet dhe nuk ishte performancë që ne kemi kërkuar dhe kishim përgatitur.  Duhet të ishim treguar më shumë cinik, për ta kthyer ndeshje në favorin tonë. Humbën raste, i dhamë mundësi kundërshtarit, që me meritë arriti të barazonte. I dhamë shumë fushë në shumë momente. Ishte një ndeshje që nuk më ka kënaqur, ishte nga ato ndeshje që nuk duhet interpretuar më kështu. 

Mendoj se ky barazim erdhi nga mungesa e përqendrimit. Kjo ishte ajo që na dënoi sot. Duhet të reagojmë, të jemi të kujdesshëm dhe të kërkojmë të mbyllim ndeshjen kur e kemi mundësinë. 

E kemi potencialin ta mbyllin ndeshjen, por sot nuk ndodhi kështu. Ndeshjet jashtë Korçe, janë me shumë agresivitet. Duhet të jemi më cinik kur i kemi kushtet në favorin tonë.  

Janë ndeshje që nuk duhet të tolerohen kur i kemi mundësitë. Duhet të rregullojmë momentin para golit për të qenë sa më të thjeshtë dhe më të shpejtë për të shënuar golin. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe jo të papërqëndruar. 

Ukiçi ka ardhur që në janar, por nuk ka pasur hapësira, më shumë e kanë përdorur tek Akademia, te U-19. Asnjë trajner nuk thotë që nuk duhet një lojtar cilësor. Gjithmonë duhen lojtarët e mirë”, u shpreh Gjoka.