Sport

Barcelona nuk i ndahet Leipzig, katalanasit këmbëngulin për sulmuesin 21-vjeçar

Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Benjamin Sesko. Drejtuesit katalanas kërkojnë transferimin e 21-vjeçarit për të përforcuar akoma më shumë repartin e sulmit.

Slloveni pëlqehet shumë nga Hansi Flick, i cili ka dhënë “OK” e tij për këtë operacion. 12 golat e shënuar në këtë sezon kanë “çmendur” spanjollët, të cilët po këmbëngulin për transferimin e tij.

Nuk do të jetë aspak e lehtë për blaugranat, pasi Sesko ka kontratë të vlefshme me Leipzig deri në viti 2019. Kujtojmë se sezonin e kaluar Barça mori te gjermanët një tjetër lojtar, Dani Olmon.