Politikë

Basha mohon se është përfshirë në aksident, reagimi i Ramës: Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen

Një lajm i rremë se Lulzim Basha kishte ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik është shpërndarë gjatë ditës së sotme, por ish-kreu i PD nxitoi për ta mohuar duke thënë se është gjallë dhe mirë.

Pas reagimit të Bashës ishte kryeministri Edi Rama, i cili ripostoi reagimin e Bashës, duke ofruar komentin e tij për rastin.

“Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen”, shkroi Rama me ironi në Instagram, shoqëruar me foton e reagimit të Bashës.