LifeStyle

Bashkëshortja e Mirit: Mateo e ka fiksim si lojtar, akuzat e tij nuk qëndrojnë

Bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini, ishte e ftuar së fundmi në “Big Brother Radio” për një intervistë ekskluzive me Top Albania Radio, ku komentoi hyrjen e tij në Big Brother VIP dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë.

Sipas saj, hyrja e Mirit ka sjellë energji dhe dinamizëm në shtëpi.

“Unë i thashë pa asnjë dyshim: futu në BBV. Ai e ndjek shumë Big Brother VIP, ka pasur shumë dëshirë, e ftuan dhe i thashë të shkojë. Mirin e shoh shumë të fortë; pa të, shtëpia do ishte në gjumë. Mateo zgjohet në mëngjes dhe fle në darkë me Mirin, edhe Artani, por ka disa banorë që e kanë fiksim dhe jo gjithmonë në anën pozitive. Pa të nuk do kishte energji aty.”

Në lidhje me debatet dhe akuzat që Mateo ka bërë ndaj Mirit, Rabea ka dhënë një koment të qartë:

“Mua më duket sikur Mateo ka shumë fiksim me Mirin sepse e shikon atë si një lojtar të fortë. Miri ka një intelekt shumë të lartë, akuzat e Mateos janë të pabazuara. Pas të shtunës, ai ka përdorur raportin e tij me vajzën, nuk duhet përdorur, kjo është një lojë shumë e dobët.”

Rabea ka folur edhe për momentet e para kur u njoh me babain e vajzës së saj, duke treguar se Mirin e pa si shumë të bukur, edhe pa e njohur fillimisht si këngëtar.

Mesazhi i saj është i qartë: Miri është një lojtar i fortë dhe influent brenda shtëpisë, ndërsa akuzat e Mateos nuk e ndryshojnë këtë fakt.