Sport

Bayern pranon ofertën e klubit londinez, francezi e ka në dorë vendimin për t’u transferuar në Premier League

Mathys Tel së shpejti mund të lërë Bundesligan me drejtim Premier League. Tottenham kanë bërë ofertë zyrtare në drejtim të Mynihut me shifrat e kërkuara dhe tashmë pritet vetëm përgjigja e lojtarit.

Klubi londinez ka informuar bavarezët se është i gatshëm të pahuajë aq sa kërkojnë për talentin. Gjermanët i kanë vendosur kartonit të francezit koston prej 60 milionë eurosh. Spurs nuk kanë refuzuar dhe janë gati të shtyjën deri në fund për të marrë shërbimet e Tel.

19 vjeçari ende nuk ka pranuar ofertën e Hotspurs për t’u bërë pjesë e kampionatit anglez. Pritet që lojtari i Bayernit të ulet dhe të bisedojë me agjentin e tij rreth propozimit për të shkuar në ligën më të fortë të planetit.

Veç ekipit të Postecoglou, shumë klube britanike janë fiksuar me djaloshin e ”artë” të klubit gjerman. Londra e dëshiron medomeos Mathys Tel, pasi në ëkrkim të tij janë vënë dhe Chelsea dhe Arsenal, rivalët e përjetshëm të Tottenham.