Sport

Benfica i beson produktit të akademisë, talenti shqiptar debuton në Kupën e Portugalisë

Benfica luajti ditën e djeshme përballë Farense në Kupën e Portugalisë. Lajmi gëzueshëm që na vjen nga Taca da Portugal është debutimi i Adrian Bajramit.

Lojtari i të kuqve me numrin 81 hyri në fushë në minutën e 88-të. Pavarësisht se minutat qenë të pakta dhe takimi ishte i vlefshëm për kompeticionin e dytë për nga rëndësia të vendit iberik, Bajrami më ën fund gjen hapësira në ekipin A.

22 vjeçari ka dal nga ekipet zinxhir të Benficas dhe ka luajtur me të gjithë moshat, përfshirë dhe Benfica B në ligën e dytë portugeze.

Talenti i shqiptarit bëriu që skaudra legjendare e Lisbonës këët verë ta merrte në skuadrën e të rriturve ku hapësirat kanë qenë të limituara.

Ky debutim në fitoren 1-3 të kryeqytetasve bën që shpresat të jenë të mëdha për të riun. Ndoshta tekniku i Benficas do ta preferojë më shumë mbrojtësin, i cili konsiderohet me shumë potencial për më tepër që “shqiponjat” shquhen për t’i dhënë mundësinë produkteve të reja.