Opinion

Bëni aq fëmijë sa mund t’i çoni përpara edhe të vetme!

Marinela, Gilberta edhe Hegla, tre asistentet e mia brilante edhe vajza të reja shpesh më pyesnin: “na thuaj një gjë që ndikon katërcipërisht jetën e një gruaje”? Fëmija – u përgjigjesha edhe duhet të sillni në jetë aq fëmijë sa të mundeni t’i rrisni edhe të vetme!

Unë u rrita në një familje ku pasja e fëmije ishte detyrë, obligim i gruas ndaj vetes edhe ndaj shoqerisë. Por kur vajza ime erdhi në jetë kuptova që të bëhesh nënë mund të jetë tërheqëse, por mëmësia ishte puna më vështirë në botë. Mëmësia për çdo grua është një eksperiencë unike, edhe të gjitha ne gjatë ushtrimit të saj mësojmë gjëra të ndryshme.

Mëmësia na përcakton prioritetet, disave nga ne “u burgos” ambicjet edhe egon, madje shkon deri aty, “sa ti nuk je e lirë më as të vdesesh”. Njerëzit përgjithësisht nuk e zgjedhin vdekjen, por nëse fëmija yt nuk është i zoti i vetes vdekja nuk është për nënën një opsion, ajo duhet luftuar e larguar me çdo kusht.

E shtyrë nga tradhëtia bashkëshortore, apo nga dhuna ekstreme psikologjike, nga pamundësia ekonomike për t’i rritur 3 të vegjlit e saj, një nënë që zgjedh vdekjen për veten edhe 3 fëmijët e saj, është ndjerë e pazonja për të vazhduar e vetme, po aq edhe e pafuqishme për t’i lenë vetëm në këtë botë apo jetim e pa kujdesje fëmijet e saj.

Një grua zgjedh të behet nënë kur dëshiron thellësisht të jetë e tillë, por mëmësia kërkon mjete emocionale edhe materiale për të siguruar nevojat themelore fizike, socio-emocionale dhe mendore të fëmijës që ke prurë në jetë.

Edhe pse jemi mësuar me konvencionin që burrat dhe gratë martohen edhe në bazë të vlersimit sesi partneri partnerja mund të kontribuojë në jetën e tyre të përbashkët, edhe në rritjen e fëmijeve, në ndryshimin shoqëror kulturor edhe ekonomik që po kalojmë, martesa është shëndruar në një institucion që ka lidhje me shoqërizimin më shumë sesa me familjen edhe fëmijët.

Në vend të të qenit “njësi prodhimi”, sot martesa duket se ka marrë formën e një njësie komplementariteti në konsumit të kohës, interesave, argëtimit edhe dëshirave të përbashkëta. Ndaj po ta keni venë re si celebrim i krijimit të njësisë me të madhe të komplementaritetit në konsum, sot festat e bashkimit në martesë janë madhështore edhe diviorci si prishje e saj, një akt rutinor i zakonshëm, edhe gruaja sa hap e mbyll sytë mund të gjendet e vetme përballë detyrës me të veshtirë në botë!

Atë që i thoja dikur Marinelës, Gilbertës edhe Helgës , të cilat prisnin më së shumti t’ju flisja për suksesin, dua t’ua them të gjitha vajzave se përtej të qenit të gëzuara, tolerante, miqësore, të zonjat për të ngarë makinën, për t’u ngjitur maleve; për të berë pyetjet e duhura për të qenë mendjehapura, dashamirëse, ​​të sinqerta, të natyrshme, duhet të pranoni se mëmësia përtej dëshirës është mundësi. Ndaj duhet të bëni aq fëmijë sa të keni mundësi t’i coni përpara edhe të vetme!