Politikë

Berisha i përmend 3 apartamente/ Dumani: I kam këto pasuri, s’kam gjë për të fshehur

“Është në zgjedhjen time personale të mos i përgjigjem retorikës politike”, tha Dumani në përgjigje të pyetjes për akuzat e Berishës. Kreu i SPAK, tha se i përgjigjet publikut për pasuritë e tij, duke sqaruar se çdo pasuri është e verifikuar në detajenë një proces hetimi administrativ rigoroz nga institucionet e vetingut.

“Berisha, tha se keni 3 apartamente?

Dumani: Nuk kam pse i jap atij përgjigje. Po flas për taksapaguesit shqiptarë. Pasuria ime është verifikuar në detaj nga institucionet e vetingut. Kushdo mund të marrë. Proces i monitoruar nga ONM. Nuk kam të fshehur asgje. E kam gjithcka të deklaruar. Produkt i punës 25 vjeçare te miat dhe familjes tone, po kështu edhe kredia e marrë kur Berisha ishte ne pushtet. Pasuritë i kam. Ketë tre apartamentet. Dy para 2013. Tjetri më pas. Nuk kam pranuar asgjë mbi 100 dollarë. Kam bërë pakt se do i përkushtohen kësaj pune. Nuk kam pranuar asnje dhurate mbi ate qe percakton ligji.